Sillet te “Trauma” njëri prej të plagosurve në Vlorë/ Mori pesë plumba

0
203

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Bluzat e bardha së fundmi kanë bërë me dije se Nikollaq Çepaj është dërguar në spital në gjendje shëndetësore të rënduar.

Raportohet se 36-vjeçari ka marrë 5 plumba, në kokë, në legen dhe në shpinë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze për shkak të plumbit në kokë.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërsa 27-vjeçari Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.