Simeone: Dënimi i Costa-s me tetë ndeshje i tepruar

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, nuk e ka mirëpritur aspak dënimin e Diego Costa-s me tetë ndeshje.

Costa është dënuar pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Barcelonës, ku pas protestimeve ndaj gjyqtarit, e kishte fyer atë.

Pas këtyre ngjarjeve, federata spanjolle ka vendosur që ta dënojë sulmuesin spanjoll me tetë ndeshje mos lojë.

Ky dënim, sipas trajnerit Diego Simeone, është i tepruar dhe i panevojshëm.

“Dënimi është i tepërt. Klubi do ta mbrojë lojtarin derisa ai vazhdon të përgatitet për sezonin e ardhshëm. Shpresojmë që ai të kthehet në nivelin që na duhet” ka thënë Simeone.

“Ju e dini se çfarë mendoj për Costa-n. Ne duhet të kujdesemi për lojtarët tanë, në këtë moment, më shumë se kurrë për Costan” ka thënë tutje trajneri.

Costa nuk do të ketë mundësinë që të ndihmojë skuadrën e tij më gjatë këtij edicioni dhe mungesa e tij mund të vërehet shumë tek skuadra nga Madridi.