Sindikalistët arsimorë të Amerikës përkrahin SBAShK-un për paga, respekt dhe njohje

0
72

Sindikata e Mësuesve të Amerikës (AFT) i ka ofruar përkrahje të fuqishme Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, bën të ditur kjo e fundit.

AFT ka 1.7 milionë anëtarë dhe ka shprehur mbështetje për SBASHK-un lidhur me kërkesat e tyre pwr paga, respekt e njohje, përmes letrës mbështetëse së tyre.

“Në emër të 1.7 milionë anëtarëve të AFT-së, ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sindikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SBAShK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj anëtarësisë suaj. Në këto kohë të jashtëzakonshme, ndërsa qeveritë në të dyja vendet tona vazhdojnë të shtyjnë ngarkesa më të mëdha të punës arsimore, por ofrojnë më pak burime, ne refuzojmë të lejojmë që mësuesit të fajësohen për një krizë ekonomike që ata nuk krijuan”.

“Mësuesit – dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik janë shpirti i komuniteteve të tyre dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë. Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBASHK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, thuhet në letrën mbështetëse të AFT-së, të dërguar nga kryetarja, Randi Weingarten.

Përveç sindikalistëve amerikanë, pak ditë më parë SBAShK mori përkrahje edhe nga Drejtoresha e Përgjithshme e Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsim, Susan Flocken, e cila gjatë vizitës së saj në Kosovë bëri përpjekje për të gjetur ndonjë zgjidhje mes qeverisë dhe SBASHK-ut, por pa sukses.