Sindikata e RTK-së paralajmëron protesta (Video)

Sindikata e RTK-së e quan veprim skandaloz vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës, ku Radio Televizioni i Kosovës ka kaluar në medium shtetëror.

Gëzim Bimbashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) tha se asnjë vend i Bashkimit Evropian nuk mund të gjendet që mediumi publik t’i caktohet një post tjetër.

Sindikata kërkon të gjenden modalitete, që RTK-ja të largohet nga Ligji për Pagat, tha Bimbashi.

Sipas tij, e vetma mundësi për korrigjimin e gabimit nga ana e deputetëve të Kosovës është miratimi i Ligjit e ri të RTK-së, i cili i zgjidh të gjitha problemet.

Nëse kjo nuk do të ndodhë shpejt, atëherë pasojat do të jenë të mëdha”, thuhet në reagimin e SPERTK-ut.