Sistemi i ri për të riatdhesuarit

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi rregullat e reja të riatdhesimit nga data 4 maj.

“Sot kam një lajm të mirë për qytetarët që ndodhen në pritje për t’u kthyer. Nga 4 maji do të ndikojë edhe për riatdhesimin. Të gjithë shqiptarët duhet të aksesojnë faqen e Air Albania për të kryer rezervimin e biletës, dhe duhet të deklaroni adresën e banimit.

Ata që jetojnë në zonët e gjelbra duhet të vetëkarantinohen në hotel, ndërsa ata në zonat e kuqe në shtëpi të monitoruara nga policia. Nuk është më i nevojshme prentotimi i hotelit.

Gjatë udhëtimit tuaj në bordin e Air Albania, do të keni një formular të deklarimit ku do shkruan edhe një herë adresën e banesës, ky formular ju ngarkon me përgjegjësi ligjore nëse rast se gënjeni do ketë penalizmi.

Udhëtarët e riatdhesuar do ndahen në dy grupe, në zonat e gjelbra do dërgohen me autobus në hotel. Do të duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet ushqimore, 7 euro ndërsa 14 euro nga shteti. Banorët e zonat e kuqe do vetëkarantnohen në shtëpi, së bashku me familjet. nëse nga këto të fundit duan të karantinohen në hotel, ta deklarojnë në avion”, tha Balluku.

Lini një Përgjigje