S’ka ende marrëveshje, kirurgët e vazhdojnë grevën (Video)

Janë bërë 7 javë të grevës së kirurgëve të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.
Dje u zhvillua një takim midis  përfaqësuesve të grevistëve  dhe ministrit të  Shëndetësisë, Uran Ismaili, mirëpo nuk u arrit ndonjë marrëveshje.
Në një intervistë për RTV21 kirurgu Arbër Morina , thotë se nuk do të dorëzohen dhe se greva do të vazhdoj derisa qeveria të reflektoj ndaj këresave të tyre
Kirurgët nuk ndoqën shembullin e mësimdhënësve të cilët pas një marrëveshje të arritur me Qeverinë, ndërprenë grevën. Ndërkohë, ministri Ismaili ka thënë se rritja e pagave të mjekëve do të jetë më e madhja në rajon.