S’ka fitues në ‘San Paolo’, gjithçka e hapur për ndeshjen e dytë

Napoli dhe Barcelona kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve në ‘San Paolo’ të martën mbrëma.

Edhe pse Barcelona kishte posedimin e topit gjatë pjesës së parë, skuadra e vetme që shënoi në këtë pjesë, ishte ajo e Napolit.Sulmuesi Dries Mertens shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur në minutën e 30’, për 1:0.

Barcelona arriti të barazonte në 1:1 në minutën e 57’, kur Antoine Griezmann shënoi pas një asistimi të Nelson Semedo.

Çerekfinalisti i kësaj përballje do të përcaktohet në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e kthimit, me Barcelonën që do të synojë të shfrytëzojë terrenin vendas.

https://youtu.be/6uO-tkGMTcI