S’ka shtesa për fëmijë në 2019

”Ndarja e shtesave për fëmijë të filloj nga vitit 2019 shuma mujore e shtesave për fëmijë duhet të kategorizohet duke marr parasysh kriteret përkatëse duke përfshirë të hyrat familjare, punësimi i prindërve dhe mosha e fëmijëve”, kishte thënë deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.

Vitin e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin miratuar një rezolutë për t’u dhënë shtesa rreth 500 mijë fëmijëve në Kosovë, por kjo nuk do të realizohet në praktikë.

Rezoluta parashihte që shtesat të ndaheshin gjatë vitit 2019-të.

Sipas Komisionit për Punë dhe Mirëqenie Sociale, një kërkesë e tillë nuk ka shkuar tek ta, raporton T7.

Sipas anëtares së këtij komisioni, Besa Baftiu, Ministria e Punës, përgjegjëse për të ndarë këto shtesa, është vonuar për të ndarë buxhetin për këto shtesa.

Ndërsa MPMS thotë se është duke u konsultuar edhe me Bankën Botërore.

“Në emër të nënshkruesve deputetëve të AAK kemi propozuar këtë projekt rezolutë: Çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro pastaj sipas buxhetit dhe mundësive buxhetore dhe numri i fëmijëve në familje kjo shumë të rritet dhe të shtohet. 2. Rekomandimet nga rezoluta të zbatohen përmes buxhetit të vitit të ardhshëm duke u shndërruar në vijë buxhetore në kuadër të ministrisë përkatëse”, kishte thënë Kadaj Bujupi ditën e votimit të kësaj rezolute.

Sipas saj janë rreth 500 mijë fëmijë dhe nëse të gjithë pa dallim gëzojnë shtesa, shuma e përgjithshme do të jetë rreth 3 për qind e buxhetit të Kosovës.

Lini një Përgjigje