Skandaloze: Futbollistët e Feronikelit në vend që të përgatiten për ndeshjen e kthimit, ata flejnë nëpër aeroporte

Futbollistët e Feronikelit që na bënë krenar në Uells të martën (9 korrik) në ndeshjen me skuadrën uellsiane The New Saints (TNS), duke bërë rikthim fantastik nga 2 – 0, në 2 – 2 në minutat e fundit, tani po ballafaqohen me problemin e kthimit në shtëpi, shkruan Fokusi.info.

Sipas burimeve të Fokusi.info brenda klubit, futbollistët e Feronikelit aktualisht po sorollaten nëpër aeroportet e Evropës, për shkak të neglizhencës së klubit.

Kjo, pasi që klubi i Feronikelit e ka huqur datën për kthim në Kosovë.

Sipas burimeve, lojtarët ka gjasa që deri të shtunën të mos kenë mundësi të kthehen në Kosovë.

Prandaj, në vend që lojtarët të përgatiten maksimalisht për ndeshjen e kthimit kundër skuadrës uellsiane TNS, e cila do të luhet të martën më 16 korrik 2019 , ata flejnë nëpër aeorporte. /Fokusi.info/