Skandaloze: Klientët e “Telekom Albania” kur futën në Kosovë njoftohen me SMS se janë të lidhur me “Telekom Srbija”

Klientët e “Telekom Albania”, të cilët vijnë për vizitë në Kosovë, po marrin oferta të operatorëve mobil nga Serbia.

Ata nëpërmjet SMS-vë automatik, sapo hyjnë brenda territorit të Republikës së Kosovës po njoftohen se janë lidhur me “Telekom Srbija” dhe u urohet për një udhëtim të mbarë në Serbi.

Lexues të IndeksOnline, të cilët janë përdorues të “Telekom Albania”, të revoltuar me faktin, kanë dërguar dëshmi rreth SMS të pranuar në celularët e tyre.

“Udhëtim të mbarë në Serbi. Jeni lidhur me Telekom Srbija, ku përfitoni tarifat e reja të reduktuara. Nëse nuk keni aktivizuar një paketë ROAMING, do të tarifoheni: PA PAKETË Mujore: Min dalëse 28 l/min, hyrëse 3.7 l/min, SMS dalëse 8.8 l/min, interent 12.19 l/mb. ME PAKETË mujore: MIN dalëse 7.3 l/min, hyrëse 3.7 l/min, SMS dalëse 2.9 l/SMS, Interent 2.2 l/mb. Për paketat roaming dhe info kliko https://roam.telekom.com.al/preapaid-ëb.html, ose telefononi falas 139”, është mesazhi të cilin e pranojnë klientët e “Telekom Albania” sapo futen në territorin e Republikës së Kosovës./IndeksOnline/

Lini një Përgjigje