Skandaloze: Kryetari i Preshevës e shanë me nënë plakun e moshuar (Video)

0
1197
Ramiz Zeneli apo siç e njohim të gjithë sikur plaku që përkujdeset për vendin ku ka qenë i vendosur lapidari i dëshmorëve të luftës së UÇPMB-së është fyer nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Ramiz Zeneli 3 deri 4 herë në javë për gjashtë vite udhton me bicikletë nga vendi i tij i lindjes fshati Leran për të ardhur në Preshevë për tu përkujdesur për vendin ku ka qenë i vendosur lapidari.
Por së fundmi i ka ndodhur një gjë e pazakontë Zeneli pasi që ai i’u kishte drejtuar kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ky i fundit nuk e ka marrë parasysh kërkesën e tij, Zeneli kishte shkuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës dhe aty stafi i kabnetit të kryetarit e kishin injoruar duke i thënë  se z.Arifi nuk ka kohë të takohet me ty, pas kësaj ishte shfaqur Arifi ku i kishte thënë se unë nuk jam këtu për të të ndihmuar dhe e kishte kapur Zeneli për ta dëbuar nga zyra e tij duke i thënë se kjo është zyrja ime,
Pas kësaj kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi e ka fyer Zenelin i cili është plak i moshuar duke i thënë “oh nonën e nonës”, pas kësaj ka reaguar Zenelin duke i tërhequr vërejtjen, dhe i kishte thënë personave që gjindeshin në kabinet se “a e dëgjuat çfarë me tha” po ata të gjithë kishin heshtur.
Zeneli i cili për gjashtë vite nga 3-4 herë në javë në çdo stinë të vitit përkujeset për vendin e lapidarit gjithashtu është edhe veteran i tri luftërave të lavdishme asaj të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së në Maqedoni, me këtë kryetari i Komunës Shqiprim Arifi nuk e ka fyer një person apo një të moshuar por ka fyer veteranët, dëshmorët dhe invalidët e tri luftërave.