Slogani i PDK-së në zgjedhje “Rimëkëmbje”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë e vetme, ndërsa ka nisur të përgatitë listën për deputetë.

Fjala “Rimëkëmbje” do të jetë slogani i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë fjalë e ka prezantuar edhe kandidati i PDK-së për kryeministër Enver Hoxhaj.

Kujtojmë se PDK në këto zgjedhje kandidat për kryeministër e ka Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i kësaj partie.

Kandidimi i tij ka ardhur për shkak se Kadri Veseli gjendet në Hagë.