Snajperi që ‘eleminoi’ Kastriot Reçin u vodh në Kosovë, si e denoncoi në Polici pronari nga Rahoveci

0
436

Arma e përdorur nga autori për vrasjen e Kastriot Reçit është vjedhur në shtëpinë e një qytetari në Rahovec të Kosovës. Detaj që shton hetuesit në një tjetër pistë; atë që autori mund të jetë një vrasës me pagesë.

Snajperi i markës italiane “Sabatti” që u përdor për të ekzekutuar biznesmenin Kastriot Reçin pak ditë më parë në Rrëshen është i vjedhur.

Burime për KlanTv bëjnë me dijse se arma e përdorur nga autori për vrasjen e Kastriot Reçit është vjedhur në shtëpinë e një qytetari në Rahovec të Kosovës. Detaj që shton hetuesit në një tjetër pistë; atë që autori mund të jetë një vrasës me pagesë.

Informacioni se arma ishte e vjedhur është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët e Kosovës, të cilët kanë saktësuar se arma është denoncuar disa ditë më para se të ndodhte ekzekutimi mafioz i 47-vjeçarit Reçi.

Arma është model “Sabatti”, një markë italiane me një numër unik “5R621”. Kjo armë, ka dy pjesë të ndara, dylbi dhe pjesët e silenciatorit. Burime nga grupi hetimor i thanë Dosja.al, se kjo armë është një nga armët më të sakta për ekzekutimin pasi ka një rreze prej gati 250 metrash, ndërsa distanca e vrasjes ka qenë mbi 100 metra në vijë ajrore.

Ekzekutimi i tipit mafioz ndodhi disa ditë më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është vrarë biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës.