Soda e bukës në kombinim me ujë dhe limon, zgjedhja e duhur për dhimbjet dhe pastrimin e fytit

Soda e bukës përdoret për pastrimin e gojës dhe si pastron dhe e mban fytin e shëndetshëm.

Soda e bukës është lloj i kripës, formuar nga “sodium hydroxide”, që kontribuon për ekuilibrin bazë të trupit. Sodën e bukës e gjeni shumë lehtë kudo. Plus, një nga përparësitë e saj është se nuk është toksike kur tretet, prandaj edhe përdoret si pluhur për pjekurina dhe në përgatitjen e shumë ëmbëlsirave. Ka shumë mënyra në të cilat soda e bukës përdoret, si: Largon aromën e keqe nga goja, Pastron pemët dhe perimet, Pastron fytyrën dhe duart, Përbërës në maska për fytyrë dhe flokë.

Në periudhën e vitit kur temperaturat janë të ulëta dhe ajri i ftohtë forcohet, është e zakonshme që të ftoheni. Fyti me dhimbje dhe kongjestioni nazal janë simptomat që shfaqen shpesh. Me gjasë keni përjetuar një kohë kur keni pasur dhimbje në fyt dhe keni pasur telashe në përpirjen e ushqimit, e madje edhe të lëngjeve. Opsion i mirë për këtë gjendje është ilaçi për të shpëlarë gojën me sodë të bukës dhe ujë.

Përbërësit:

1 gotë ujë të ngrohtë 1 lugë sodë të bukës

Si të veproni:

Në gotën me ujë të ngrohtë. Shtoni lugën me sodë të bukës, përzieni derisa soda të jetë tretur. Merrni gllënjka të vogla, e mbani përzierjen në gojë, sa më thellë që është e mundur dhe filloni që ta shpëlani fytin me të për 30 sekonda. Gjithçka përfundoni duke e hedhur jashtë përzierjen. Mos e përpini. Përdoreni këtë metodë derisa ta përfundoni sasinë e përzierjes në gotë.

Opsioni i dytë

Një tjetër opsion është të përdorni lëngun e limonit. Mos harroni se lëngu i limonit përmban veti kundër baktereve. Lëngu i limonit ndihmon në pastrimin dhe dezinfektimin e fytit, për më shumë liron nga dhimbjet e ndryshme .

Përbërësit:

Lëngu i një limoni , gjysmë gotë me ujë 1 lugë sodë të bukës

Si të veproni:

Shtoni sodën e bukës dhe lëngun e limonit në gotën me ujë dhe më pas I përzieni. Përzierjen e mbani në fyt dhe filloni shpëlarjen e fytit për rreth tridhjetë sekonda. Përfundoni gjithçka duke pështyrë jashtë përzierjen derisa procedurën e përzieni tre deri pesë herë në ditë.