Sokol Cikaleshi shkëlqen, shënon dy gola në fitoren e Konyasporit (video)

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikaleshi, rezultoi vendimtar në fitoren 3-2 të Konyasporit si mysafir i Malatyasporit.

Sulmuesi realizoi dy golat për skuadrën e tij në momentin, kur po humbiste 2-1.

30-vjeçari u aktivizua nga minuta e parë dhe ia shpërbleu besimin trajnerit, duke siguruar një fitore me shumë vlera.

Cikalleshit në minutën e 80-të barazoi me një goditje spektakolare me kokë.

https://twitter.com/canligoltv10/status/1363137763017654277?s=20

Telegrafi

Lini një Përgjigje