Solskjaer pas eliminimit nga Kupa FA: Do të kthehemi fuqishëm

0
72

Norvegjezi ka thënë se skuadra e tij do të kthehet fuqishëm pas eliminimit të djeshëm nga garat e Kupës FA.

Ishte skuadra e Wolverhampton ajo që e mposhti skuadrën e Solskjaer me rezultatin 2:1 për ta larguar nga garat, por kjo humbje duket se do të tejkalohet nga United, sipas fjalëve të trajnerit.

“Do të jemi gati përsëri, pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve” ka thënë Solskjaer, transmeton lajmi.net.

“Manchesteri gjithmonë gjen formën në prill dhe në maj. Ne nuk mund të presim për sfidat e mëdha, sikur ajo me Barcelonën. Kemi shumë gjëra përpara” ka thënë tutje Ole.

“Lojtarët? Mos u shqetësoni për ta. Ata do të kthehen përsëri, dhe do të bëjmë një rrugëtim të mirë” ka shtuar ndër të tjerash trajneri.

Ishin golat e Raul Jimenez dhe Diogo Jota, ato që i dhanë lamtumirën e fundit United nga Kupa FA.