Sondazhi i T7: Vetëvendosje përgjegjëse për tensionimin e fushatës zgjedhore

Qytetarët e Kosovës kanë votuar në sondazhin e T7, me pyetjen kush është përgjegjës për tensionimin e fushatës zgjedhore?

Mbi 36% e qytetarëve, të cilët kanë votuar kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje është përgjegjëse për këtë tensionim.

Pas Vetëvendosjes, është edhe koalicioni AAK-PSD.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës dhe pastaj Partia Demokratike e Kosovës, derisa e fundit është koalicioni Nisma-AKR.