Soni Malaj vjen me një baladë (Video)

Është publikuar kënga me të cilën Soni Malaj do konkurrojë në ‘Kënga Magjike’.

Soni Malaj këtë vit do zbres në skenën e festivalit ‘Kënga Magjike’ për të konkurruar kolegët për çmimin kryesor.

Këngëtarja sot është prezantuar para publikut shqiptar me një baladë e cila titullohet ‘Shije tradhëtie’, tekstin e të cilës e ka shkruar Ilir Berani.

Kompozimi i këngës është bërë nga Marjano Filipovski, ndërsa për orkestrimin janë përkujdesur Shpëtim dhe Drin Saraçi.

https://www.youtube.com/watch?v=HgDG3gwkU5I&feature=emb_title