Sonte përballja Angli-Kosovë

Sonte do të luhet super përballja në mes të Anglisë dhe Kosovës.

“Dardanët” dhe “Tre luanët” nuk dinë për humbje dhe të dy skuadrat dëshirojnë ta vazhdojnë këtë rezultat pozitiv.

Anglia nuk e ka provuar shijen e hidhur të humbjes në ndeshjet kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, ndërsa humbja e fundit për Kosovën ka qenë në tetor të vitit 2017 duke pasur një ecuri prej 15 ndeshjesh pa humbje.

Loja do të zhvillohet sonte në “St Mary’s Stadium” dhe do të fillojë në orën 20:45, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu dje trajneri i Anglisë, Gareth Southgate e ka pranuar se ndeshja me Kosovën do të jetë me e vështira e grupit dhe beson që kombëtarja jonë ka të ardhme të ndritur.