Sonte zhvillohet finalja e Europa League, Arsenal – Chelsea

Sonte nga ora 21:00 zhvillohet finalja e Europa League në mes Arsenal – Chelsea në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku, shkruan Fokusi.info.

Përveç një finale, ky takim ka zgjuar interesim të madh edhe për shkak të rivalitetit mes të dyja skuadrave që vijnë nga qyteti i Londrës.

Fitorja për Arsenalin në sezonin debutues të Unai Emeryt do t’ia siguronte atyre një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pasi që “Topçinjtë” e humbën këtë mundësi përmes top katërshes në Premierligë.

Chelsea tashmë e ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, mirëpo ata mund të detyrohen t’i thonë lamtumirë Eden Hazardit këtë verë. Për më tepër, edhe e ardhmja e trajnerit Maurizio Sarri është në dyshim.