Sot edhe Kuvendi, edhe protesta në Shqipëri

Kuvendi i Shqipërisë sot do të mbajë seancë plenare e cila është planifikuar të nisë në ora 10:00. Kjo seancë do të nisë më betimin e katër deputetëve të rinj.

Menjëherë sapo u njoftua për seancë, opozita shqiptare e udhëhequr nga Partia Demokratike ka ftuar partnerët për të organizuar protestë e cila do të nis një orë më herët, rreth orës 09:00, përpara ndërtesës së Parlamentit.

Policia ka ndërmarrë masa sigurie për protestën e sotme. Përpos forcave të shumta të cilat do të rrethojnë Parlamentin, në rrugët anësore dhe përballe objektit të Kuvendit, janë vendosur kamera sigure.