Sot është 100 vjetori i një ngjarje shumë të madhe

Shkruan Ylber Durmishi

Sot është 100 vjetori i një ngjarje shumë të madhe, të masakres teroriste të forcave serbe , që ka ndodhur në Rakinicë të Drenices. Pas betejes ballë për ballë dhe rezistences u vranë dhe u masakruan burra , gra dhe fëmijë civilë. Në mesin e tyre dua të perkujtojë 100 vjetorin e stergjyshit tim Seferit dhe plagosjen e rëndë të gjyshit tim Hajzerit , i cili disa vite më vonë vdiq nga pasojat e plagosjes.

Pasi që historianët e Institutit të Historisë nuk reaguan me rastin e këtij përvjetori të madh ,e në arkiven e Serbisë gjinden informacionet sekrete të kësaj beteje kunder hakmarrjes së trimit të asaj kohe Azem Bejtë Galica dhe qetës se vet.
Unë në kuadër të Shtepisë Botuese “Ylberi ” e botova para 25 viteve në shenjë përkujtimi, Monodramen “Shenjtëria e Madhe” të autorit dhe bashkëfshatarit tim Hasan Dajaku .

Unë për këtë veper të vetme të këtij autori të ndjerë e falenderoj redaksinë, në përberje të redaktorit : Latif Berisha , recenzentë Isa Qosja dhe Mehmet Haziri si dhe bashkëpuntorve te tjerë mund ti shikoni në foto.

Në fund duhet të përmenden fjalët e mëdha të editorit :Sabit Durmishit , veprimtarit për çështje Kombëtare, vëllaut tim të ndjerë, i cili në shkrimin e tij e përshkruan me fakte betejën e madhe në fshatin Rakinicë.

Pra ku kanë qenë Gjykatat Ndërkombëtare në atë kohë, siç ështe kjo e Hages sot , nuk janë marrë kurrë me denimet e kriminelëve serbë.
E sot i akuzojnë dhe ngritin aktakuza për luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Pra si sot edhe atëherë ata Shqiptarë që mbrojnë vatanin, Evropa tenton t’i njollos . Por luftëtarët e Kosoves nuk përkulen ,sepse e kanë përkrahjen e popullit të Kosovës ,brez pas brezi.