Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Sot më 24 shkurt 2019 do ti mbushte 56 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.
Fahriu ishte një uragan i bashkimit të kombit. Ai i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë.
Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu.
E përkutojnë shokët e idealit dhe familja Fazliu.