Sot fillon Epopeja e UÇK-së

0
434

Me rastin e 21-vjetorit të rënies heroike të komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, me 5, 6 dhe 7 mars 2019, organizon manifestimin gjithëpopullor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sot më 5 mars 2019

• Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit i kushtohet Epopesë së UÇK-së, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari  dhe të gjithë të rënëve të tjerë për LIRI.

• Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së.