Sot i jepet lamtumira e fundit 23-vjeçares nga Kosova që vdiq në aksident në Danimarkë

0
85

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Resmije Smajli, 23-vjeçares nga komuna e Vushtrrisë, e cila humbi jetën në një aksident trafiku, të premten në Danimarkë.

Lajmi u bë i ditur nga Florim Smajli, babai i të ndjerës.

Ajo do të varroset sot nga ora 12:00 në varrezat e komunitetit mysliman në Brondby.

“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët (burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby.”