Sot janë bërë homazhe për dëshmorin, Blerim Saraçi

Me rastin e 19-vjetorit nga rënia e dëshmorit Blerim (Agim) Saraçi, sot janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Stanoc të Epërm të Komunës së Vushtrrisë, nga përfaqësues të Komunës së Vushtrrisë, në krye me kryetarin, Xhafer Tahiri,  përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe familjarë.

Dëshmori Blerim (Agim) Saraçi ishte ushtar i Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së, i cili u vra në nga forcat serbe më 2 prill të vitit 1999, në fshatin Stroc të Vushtrrisë.