Sot janë bërë homazhe për dëshmorin, Gëzim Rama

Me rastin e 19-vjetorit nga rënia e dëshmorit Gëzim(Rasim) Rama, sot janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Stanoc të Epërm të Komunës së Vushtrrisë, nga përfaqësues të Komunës së Vushtrrisë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe familjarë.
Dëshmori Gëzim(Rasim) Rama ishte ushtar i Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së, i cili u vra më 10 prill 1999 në vendin e quajtur “Dardha e Kuqe” në fshatin Stroc të Vushtrrisë, në lagjën “Hasani”. Trupin e Gëzimit e tërheqin  bashkëluftëtarët e tij dhe në mbrëmjen e 10 prillit e varrosin me nderime ushtarake në vendin e quajtur “Rrahu i Selmanit” mbi fshatin Stroc.