Sot mbahet Akademi përkujtimore për heronjtë Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

0
295

Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, sot mbahet Akademi përkujtimore nën organizimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kjo Akademi përkujtimore do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës duke filluar nga ora 13:00.

Aty pritet të marrin pjesë udhëheqës të shtetit, figura të njohura publike dhe shumë familjarë.

Ilir Konushevci dhe mjeku Hazir Mala u vranë në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.