Sot mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor

0
181

Në Bërdo, të Sllovenisë, sot do të bëhen bashkë liderët e Bashkimit Europian me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Atje pritet të nënshkruhet ndonjë marrëveshje në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit për herë të parë një kryeministër i Spanjës do të ulet në tavolinë me kryeministrin kosovar meqë për dallim nga hera e kaluar kur në krye të ekzekutivit spanjoll ishte Mariano Rajoy, Spanja ishte larguar nga samitipër shkak të Kosovës në Sofje të vitit 2019.

Këtë herë kryeministri Pedro Sanchez nuk do ta bëjë të njëjtën derisa në samit nuk do të ketë simbole shtetërore./Fokusi.info/