Sot në parlamentin e Zvicrës pritet të ratifikohet marrëveshja për pensionet me Kosovën

Parlamenti i Zvicrës do të votojë sot lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për pensionet me Kosovën, ka thënë të mërkurën, Cedric Wermuth, deputet në Parlamentin e Zvicrës.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Wermuth ka deklaruar se sot do të vendoset lidhur me fatin e pensionistëve kosovarë që më parë kanë punuar në Zvicër, shkruan Insajderi.

Pensionet e kosovarëve që kanë punuar në Zvicër ishte ndërprerë në vitin 2010. Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962.

Që nga viti 2010 e deri tani kosovarët që kanë kontribuuar në Zvicër, që kanë punuar e kanë kontribuar atje nuk kanë marrë pensione.

Als Co-Präsident der Parlamentarischen Gruppe Schweiz-Kosovo freue ich mich ganz speziell, dass wir heute endlich das Abkommen verabschieden können. ?? ?? https://t.co/KPFMHDo2vr

— Cédric Wermuth (@cedricwermuth) June 5, 2019