Sot nisin grevën shërbyesit civilë të Prishtinës, nesër ata të Kosovës

0
259
Foto ilustrim
Në shenjë pakënaqësie ndaj projektligjit për paga, shërbyesit civilë të Komunës së Prishtinës sot do të hyjnë në greve, e që greva pritet të zgjasë deri në realizim të kërkesës së tyre që koeficienti të rritet për 40 përqind.
Kurse, nga nesër të gjithë shërbyesit civilë në Kosovë do të hynë në grevë me kërkesën për rritje të koeficientit.
Këtë e ka bërë të ditur Këshilli grevist i shërbyesve civil të Komunës së Prishtinës përmes një komunikate për media, në të cilën thuhej se ndjehen të diskriminuar në projektligjin për pagat.
“Shërbyesit civilë të Komunës së Prishtinës, janë të pakënaqur me këtë projektligj dhe kanë formuar Këshillin grevist, duke shprehur pakënaqësitë për këtë projektligj, sepse ndjehen të diskriminuar. Këshilli grevist i themeluar nga shërbyesit civil, duke u bazuar në ligjin mbi kryeqytetin, vëllimin e punëve, ndërlikueshmërinë e punëve dhe rrezikshmërisë ka parashtruar kërkesën për ngritjen e koeficientit për 40 përqind më shumë, se siç është paraparë në projektligjin për paga në Republikën e Kosovës”, thuhej në komunikatën për media.
Këtë kërkesë shërbyesit civilë sipas shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës ia kanë adresuar kryetarit të kësaj komune Shpend Ahmetit, Ministrisë së Administratës Publike, SPAK-ut dhe Komisionit për hartimin e draftligjit. Për të njëjtën çështje sipas komunikatës këshilli grevist është takuar 5 herë me koordinatorin për reforma.