Sot protesta e opozitës, rrethohet Kryeministria, ja sa forca policie do jenë në terren

Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar për protestë pasditën e sotme në orën 18:00, policia ka marrë të gjitha masat për garantuar sigurinë e ndërtesës së Kryeministrisë.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës dhe gardhi metalik që do të mbajë protestuesit në distancë nga ndërtesa e qeverisë.

Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit. Qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”.

Për protestën ështe njoftuar se do të angazhohen rreth 1500 forca policie, shumica prej të cilëve do që qëndrojnë para Kryeministrisë.