Spahiu me komente skandaloze: “Shqiptarët shumica janë llaskuca”

Analisti Nexhemedin Spahiu ka bërë komente skandaloze gjatë debatit televiziv “Pressing” në T7.

Ai ka ofenduar qyetarët e Kosovës, duke thënë se “shqiptarët shumica janë llaskuca”.

Këtë gjuhë të papërmbajtshme Spahiu e bëri gjatë komentimit të lëvizjes së kryetarit të PDK-së, për të çuar vendin në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Shqiptarët zakonisht janë tucana dhe zakonisht kanë qef me kanë me pushtetin dhe kur e dinë që VV-ja po fiton po del e para dhe nëse ka koalicion me PDK-në që është e dyta a e treta, nuk ka rëndësi… atëherë PDK-ja paska me qenë gjithqysh në pushtet dhe PDK-ja din me i afru elektroatin klientelistë, firmat, njerëzit që sjellin pare dhe i afrohen PDK-së, dhe kjo ia largon elektoratin LDK-së që janë në VV dhe në anë tjetër e mbledhë elektoratin.” – ka thënë ai.

Duke mos i pasur themeluesit e vetë në Kosovë, kanë rreziku rrjedhje të elektoratit, por me këto ai e siguron të paktën këtë elektoratin klientelistë edhe ata llaskuca përgjithësisht se shqiptarët shumica janë llaskuca dhe kjo mendoj se është një lëvizje shumë e mençur e Memli Krasniqit.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, pas disa minutave, vetëm pasi i shënoi dikush në telefoni e tij, udhëheqësi i debatit, Leonard Kërquki ia ka tërhequr vërejten Spahiut për fjalën ofendues ndaj qyetarëve.

Po më reagojnë se fjala llaskuc është përmes fjalës laskuç që i bie “njeri i uritur, që han për vete”. Fjala llaskuc në disa rajone të Kosovës merret për njeri të poshtër të ligë” – ka thënë Kërquki.

Megjithatë, Spahiu nuk u tërhoq dhe u dëgjua duke thënë “fatkeqësisht jemi” dhe shtoi “s’thash që krejt shqiptarët janë llaskuca”.

Lini një Përgjigje