Spanja nuk do të lë gur pa lëvizur për ta natyralizuar Ansu Fatin

Pas shkëlqimit me Barcelonën, Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll po punon që ta natyralizojë Ansu Fatin.

Ylli i Barcës është me origjinë nga Guinea-Bisau, por spanjollët janë duke punuar fort që ta bindin lojtarin të zgjedh ‘Stuhinë e Kuqe’.

Kjo u konfirmua nga Robert Moreno, trajneri aktual i kombëtares spanjolle, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit e Federatës po punojnë për të natyralizuar Ansu Fatin dhe atëherë do të jetë vendimi i lojtarit”.

”Është mirë për të qenë në gjendje të mbështetemi në më të mirët. Është një gëzim për Barçën gjithashtu, një lojtar që ka dalë nga La Masia, por ju duhet të jeni të qetë dhe shpresoj që edhe ai të ndjehet njësoj”, konfirmoi Moreno.

16-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendje në javët e para të kampionatit spanjoll, sidomos pasi dje ndaj Valencias shënoi dhe asistoi në fitoren 5-2.