Spektakël, por jo edhe fitues. Roma e Fiorentina ndajnë pikët (video)

0
292

Nuk ka pasur fitues në derbin e javës së 30-të në Serie A ndërmjet Romës dhe Fiorentinës.

Të dyja skuadrat shënuan nga dy gola.

Pezzella shënoi në minutën e 12 të takimit, por pas dy minutave Roma barazoi shifrat përmes Zaniolon.

Në pjesën e dytë Fiorentina sërish kaloi në epërsi përmes Gersonit në minutën e 51-të.

Kurse, Roma u kundërpërgjigj përmes Perottit në minutën e 57-të për rezultatin përfundimtar 2 – 2.

Roma gjendet në vendin e tetë me 48 pikë, kurse Fiorentina në të dhjetin me 39 pikë.