Spektakli i zogjëve në qiell, diçka e jashtëzakonshme (video)

0
216

Shtegtimet e zogjve nga Rusia nëpër Evropë janë të zakonshme, por një spektakël zogjsh është realizuar për mrekulli në Izrael.

Derisa perëndonte dielli, zogjtë filluan manovrimet e tyre me një shpejtësi të madhe, duke krijuar forma të ndryshme dhe momente dramatike në jug të Izraelit.

Por këtë nuk e bëjnë për kënaqësi, transmeton KTV.

Qëndrimi në këso formash u ndihmon zogjve të krijojnë ushqim dhe të mbrohen nga grabitqarët.

Bashkësia jo vetëm që krijon siguri në numra, por lëvizjet e ndryshueshme brenda sekondave dhe formimi i formave, shkakton huti te grabitqarët.

Para 20 vjetësh, tuba të tilla zogjsh në Izrael arrinin deri në miliona, por numri i tyre është pakuar shkaku i shtegtimeve të ndryshme dhe mungesës së shumimit, për të cilën hulumtuesit në Izrael ende nuk e kanë gjetur arsyen.