Spitali i Gjakovës – politikanëve: Kemi nevojë për maska e mantilla, mos ejani për foto e vizita boshe

0
189

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, përmes një njoftimi i ka bërë thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës për t’iu ardhur në ndihmë.

Madje ky institucion ka qenë tejet i rreptë në këtë reagim, duke thënë se kanë nevojë për maska, mantilla e jo për vizita boshe, shkruan Indeksonline.

Ky është reagimi:

Të nderuar politikanë,

Jemi në situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar, si rrjedhojë e kësaj apeloj të klasa politike të qëndrojnë sa më larg Institucioneve Shëndetësorë. Kemi nevojë për maska, mantilla, dezificent për duar, NUK kemi nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për foto, mos na shpenzoni maska apo mantilla kot, respektojeni ligjin e emergjencave.