“S’po “guxon” të bëhet kryeministër” – nisin talljet me Albin Kurtin

Me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, i cili po i shmanget marrjes së përgjegjësisë për ta formuar Qeverinë, tashmë kanë nisur edhe talljet publike.

Edhe sot nëpër rrjete sociale po qarkullon një “karikaturë”, ku Kurti portretizohet duke ikur nga Thaçi, i cili dje i ka dërguar sërish një letër të re atij, ku i ka rikërkuar që të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Në këtë “karikaturë”, Kurti ilustrohet duke ikur nga presidenti Thaçi, që mbi supe bart “temat e rënda të Kosovës”, i cili pandalshëm po e fton atë për ta dekretuar dhe për t’ia lënë si përgjegjësi atij që të merret me ato tani e tutje.

Në letrën e fundit dërguar Kurtit, Thaçi ka thënë se e ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”.

Në cilindo rast, të pranimit apo refuzimit të mandatit, Thaçi ka kërkuar nga Kurti që ta njoftojë për një gjë të tillë në mënyrë që t’i ndërmarr të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

 

Lini një Përgjigje