“Stand-Up Scientist” për herë të parë në Prishtinë

0
446

Më datë 31 Korrik 2020 do të mbahet për herë të parë eventi “Stand-Up Scientist” në Prishtinë. Stand-Up Scientist është një iniciativë për komunikim shkencor mes studentëve Kosovarë që po kryejnë studimet e doktoratës brenda dhe jashtë Kosovës.

Gjatë këtij eventi, 6 studentë të nivelit të doktoratës do na flasin neve për temën e tyre. Ata do të prezantojnë temën e tyre/fokusin shkencor në format më argëtues dhe më angazhues se sa jemi mësuar zakonisht dhe do na tregojnë se sa interesante dhe e rëndësishme është ajo çka ata po studiojnë për neve konkretisht. Për të na treguar gjithë këto, dhe të na bëjnë të qeshim njëkohësisht, ata kanë vetem 10 minuta kohë. Pas prezantimeve, audienca do të votojë për prezantimin më të mirë.

Eventi do organizohet nga Ferdiana Hoti, e cila është në vitin e dytë të studimeve të doktoratës në Belgjikë dhe vetë mori pjesë në një event të ngjashëm në Hamburg të Gjermanisë, ku u shpërblye me vendin e dytë. Ajo vendosi t’a sjellë këtë format për herë të parë në Kosovë, duke u dhënë hapësirë studentëve dhe kërkuesve shkencorë (të nivelit PhD) të sjellin kontribut në vendin e tyre.

Në këtë mënyrë, eventi Stand-Up Scientist u jep studentëve të nivelit të doktoratës mundësinë që të komunikojnë për shkencën mbrapa studimeve të tyre; të fitojnë eksperiencë të të folurit publik dhe mësimdhënies; të kontribuojnë në karrierën e tyre akademike si dhe në vendlindje, duke na treguar rëndësinë e kërkimeve dhe rezultateve të tyre. Përveq kësaj, ky event krijon mundësi për anëtarët e audiencës që të mësojnë diçka të re prej këtyre studentëve duke u argëtuar njëkohësisht.

Organizatorja Ferdiana Hoti u takua me rektorin e UBT, Z. Edmond Hajrizi më 13 Janar, ku arritën marrëveshjen që eventi të mbahet ne Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan. Për më tepër, 6 prezantuesit e përzgjedhur të Stand-Up Scientist do të ligjërojnë poashtu edhe në Akademinë Verore Ndërkombëtare 2020 të organizuar nga UBT (për më shumë info shiko: sa.ubt-uni.net).

Thirrja për aplikantë sapo është hapur dhe të gjithë studentët PhD që janë pasionantë për punën e tyre, janë të mirëseardhur të aplikojnë dhe të ndajnë pasionin e tyre për shkencën me audiencën. Të gjithë ata që duan të aplikojnë si prezantues, mund të dërgojnë një abstract të shkurtër të fokusit të tyre shkencor në: [email protected]

Për më shumë detaje dhe pyetje, mund të vizitoni faqen e Stand-up Scientist:

https://www.facebook.com/standupscientist/?modal=admin_todo_tour