Stefan Van Dijk: “Tani e kuptoj se pse Serbia ka lobuar për vite kundër Kosovës në UEFA”

0
1882

Përfaqësuesja e Kosovës është duke treguar se nuk do të jetë një kafshatë e lehtë as për Kombëtaret e mëdha me ndeshjet që është duke zhvilluar.

Forma e mirë e ‘Dardanëve’ ka mahnitur jo vetëm kundërshtarët, por edhe gazetarët ndërkombëtar, raporton lajmi.net.

I mahnitur me ecurinë e Kosovës është shprehur edhe gazetari i Holandës, Stefan Van Dijk, i cili më pas e ka thumbuar edhe shtetin e Serbisë.

Pas ndeshjes, ai publikoi ecurinë fantastike të Kosovës në 12 ndeshje pa humbje, duke e përshkruar këtë kështu:“Tani e kuptoj se pse Serbia ka lobuar për vite kundër Kosovës në UEFA”