Stevo Pendarovski është kandidati i LSDM-së dhe BDI-së

Stevo Pendarovski është zgjedhur kandidati i përbashkët për president i koalicionit qeveritar LSDM-BDI.
Në lojë ishin Oliver Spasovski dhe Nikolla Dimitrov, por Stevo Pendarovski do të jetë ai që do ta ketë shansin e dytë për tu zgjedhur president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi në vitin 2015, si kandidat i LSDM-së, nuk arriti të fitojë kundër presidentit aktual, Gjorgje Ivanov.
Pendarovskin do ta mbështesin PDSH dhe Alternativa e Afrim Gashit.
Ai vjen nga pozita Koordinator nacional për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.fol