Stoltenberg në konferencë me Vuçiqin: Do të dërgojmë forca dhe do të intervenojmë aty ku nevojitet

0
455

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për situatën e tensionuar në veri më 31 korrik, ka thënë se KFOR-i në Kosovë ka rol neutral por janë në gjendje të dërgojnë forca shtesë dhe të intervenojnë aty ku nevojitet.

Stoltenberg në një konferencë të përbashkët me presidentin serb Vuçiq është shprehur se qëllimi i KFOR-it është të ulin tensionet.

“Nëse ka nevojë ne do të dërgojmë forca shtesë dhe do të intervenojmë aty ku nevojitet dhe do të veprojmë në mënyrë proporcionale. Qëllimi ynë është të ulim tensionet. Roli i NATO-s në Kosovë është i bazuar në mandatin e OKB-së, që do të thotë se roli ynë është neutral dhe angazhohemi për sigurinë e të gjithë komuniteteve. Ne përkrahim dialogun politik të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne nuk do të përfshihemi dhe do të mbajmë rolin neutral”, tha Stoltenberg.

I pyetur nëse ushtria serbe ka kaluar vijën administrative të kufirit me Kosovën, Vuçiq tha se kjo s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë.

“Ushtria e Serbisë nuk e kanë kaluar vijën administrative, s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë që të ketë sulm nga ushtria serbe, Serbia ushtarakisht është shtet neutral dhe dëshiron të mbajë paqen”, ka thënë Vuçiq.