Strakosha drejt gjigantit të Premierliges

Thomas Strakosha pritet të largohet nga Lazio në verë.

Thomas Strakosha është duke u kërkuar një numër i madh i skuadrave, andaj duket se është joshur nga një ofertë.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë po kërkohet nga Tottenham, shkruan Messaggero.

Spurs po e kërkojnë një zëvendësues për Hugo Llorisin e ‘plakur’, gjersa në listë e kanë Strakoshën.

Për transferimin portierit shqiptar, Tottenham do t’i paguajë 40 milionë euro.