Studentes ia vjedhin kuletën në mes të ditës në Prishtinë (video)

0
499

Sot rreth orës 10:30, në Prishtinë, një studentes i është vjedhur kuleta nga një person, raporton Gazeta Express.

Sipas një video që është dërguar në redaksi të Gazetës Express nga babi i vajzës është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30 minuta, ndërkaq e njëjta ka pasur para deri në 30 euro me vete.

Siç shihet edhe nga pamjet, personi që mori kuletën, ulët për pak sekonda afër vendit ku janë duke ngrënë disa vajza në një furrë në Ulpianë, merr kuletën dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.