Studentët e filozofikut nesër protestojnë pasi u anashkaluan në konkursin për bursa

0
153

Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik, që udhëhiqet nga Organizata studentore “REFORMA”, e kundërshton vendimin e MASHT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës.

Prandaj të hënën me datë, 04.11.2019, nga ora 13:00 para Ministrisë së Arsimit, do të protestohet për të shprehur pakënaqësinë për mos përfshirjen e Fakultetit Filozofik në këtë konkurs për bursa, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi kundër që në këtë mënyrë të diskriminohen studentët e dalluar të cilët kanë arritur rezultate të larta në studimet e tyre, ky konkurs për bursa i shpallur nga Ministria e Arsimit është shqetësim për ne”.

“Premtimet e bëra nga Ministria Arsimit se buxheti për bursa do të rritet nga viti në vit, jo vetëm që nuk po realizohen, por janë edhe duke i minimizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët e dalluar, kjo si duket është shfrytëzuar më shumë për para-fushatë elektorale dhe aspak nuk i shohin si prioritet vullnetin dhe stimulimin e studentëve që të arrijnë rezultate të shkëlqyera në studime”.

“Ne nuk jemi kundër kritereve, jemi kundër faktit që nuk ka gjithë-përfshirje”.