Studentja e parë kosovare, emrin e së cilës e bart një asteroid (video)

Një studente nga Vushtrria është bërë kosovarja e parë, emrin e së cilës e bart një asteroid.

Pranvera Hyseni shumë shpejt do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për t’i vazhduar studimet për astronomi.

“Kur kam qenë fëmijë, kam kërkuar një teleskop. Nuk kam pasur as dylbi dhe gjithmonë kam dashur t’i shoh më afër për shembull, Hënën ose ndonjë trup qiellor, dhe ka qenë e pamundur, sepse në Kosovë prindërit nuk kanë mundur të më blejnë një teleskop”, deklaron Pranvera.

Për më shumë ndiqeni në videon e REL.