Studimet e fundit: Aspirina nuk parandalon sëmundjet e zemrës!

Nëse jeni duke kërkuar për mënyra të parandalimit të sëmundjeve të zemrës, aspirina nuk është zgjidhja! Përdorimi i përditshëm i aspirinës me qëllim të parandalimit të ndonjë sulmi të zemrës nuk rekomandohet më si masë preventive, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Doktorët mund ta konsiderojnë aspirinën si një mënyrë për të parandaluar sasinë e lartë të kolesterolit apo sheqerit në gjak, mirëpo jo edhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas studiusve, përdorimi i aspirinës për të parandaluar sëmundje kardiovaskulare është një humbje parash dhe në disa raste mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme dhe vdekje të hershme.

“Është shumë më mirë që njerëzit të përmirësojnë stilin e jetës, të kujdesen për ushqimin dhe të bëjnë aktivitete fizike se të përdorina aspirinë”, tha Dr. Roger Blumenthal, kardiolog.