Stuhi dhe borë në Bulqizë (Video)

0
231

Në Bulqizë ka nisur një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erë dhe borë.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në qytet nuk ka asnjë lëvizje. Banorët janë mbyllur brenda, pasi qarkullimi është i pamundur.

Ende nuk raportohen dëme në qytet, por në zonën periferike, situata është më e rëndë. Bora ka arritur në dhjetë centimetra brenda pak minutash dhe policia u kërkon drejtuesve të mos lëvizin pa zinxhirë.