Suarez dhe Cavani shënojnë në fitoren bindëse të Uruguait ndaj Ekuadorit (video)

Uruguai e ka nisur në mënyrë të përkryer Kupën e Amerikës, duke e mposhtur 4:0 Ekuadorin që luajti me 10 futbollistë në Belo Horzonte të dielën mbrëma.

Golat nga Nicolas Lodeiro, Luis Suarez, Edinson Cavani dhe autogoli nga Mina Meza i dhuruan Uruguait një fitore të rehatshme në ndeshjen e parë në Grupin C të kupës së Amerikës, raporton Gazeta Express.

Uruguai kaloi në epërsi herët në ndeshje, kur Nicolas Lodeiro shënoi pas një pasimi nga Suarez.

Gjërat për Ekuadorin u vështirësuan shumë pas më pak se gjysmë ore lojë, kur Jose Quintero u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Suarez dhe Cavani shënuan nga një herë para përfundimit të pjesës së parë, duke e dërguar Uruguain në pushim mes pjesëve me një epërsi prej tri golave.

Mina shënoi në portën e vet kah fundi i ndeshjes për rezultatin përfundimtar 4:0 për Uruguain.

Uruguai pati fillim ëndrrash në Grupin C, të cilit i prin me tri pikë. Ekuadori është i fundit pa pikë. Pa pikë janë edhe Kili dhe Japonia, të cilat megjithatë nuk e kanë zhvilluar ende asnjë ndeshje në grup.

https://youtu.be/j3kApLfKOQg

Lini një Përgjigje