Suksesi, llogaridhënia dhe transparenca në qeverisjen lokale

0
511

Shkruan: Burim Gjaka

Natyrshëm qytetarët e secilit vend kanë pritjet e tyre nga ndryshimet në qeverisjen lokale sepse duke u bazuar në ato pritje edhe ndodhin ndryshimet. Mbase ndryshimi i qeverisjes në nivelin lokal shpeshë ndodhë më shumë si ndëshkim ndaj keqqeverisjes së shkuar sesa si platformë ose pritje e ndonjë mrekullie nga qeverisja në ardhje.

Madje te në është i theksuar fakti se jemi ithtarë të mëdhenjë të ndryshimeve të shpeshta, prandaj secila qeverisje duhet ta kuptoj këtë dhe qysh nga dita e parë e punës të mendoj për zgjedhjet e ardhëshme . Dhe në situata të tilla, ai i cili qysh nga dita e parë e marrjes së mandatit është në shënjestrën e qytetarëve është kryetari i ri, i cili më shumicën e herave mund edhe të akuzohet pa të drejtë edhe nga përkrahësit e tij. Por normalisht kjo duhet të kuptohet sepse zakonisht qytetarët e me theks të veçantë aktivistët politik krijojnë listën e tyre të pritjeve nga qeverisja e re dhe nuk hezitojnë ta sulmojnë atë, madje më ashpër sesa edhe duhet, për lëshimin më të vogël eventual apo për mospërmbushjen e apetiteve të tyre politike, të punësimit apo të realizimit të ndonjë qëllimi tjetër, i cili shpeshë edhe mund të jetë i paarritshëm.

Në një situatë të tillë një kryetar komune nuk e ka lehtë të dëshmohet dhe të realizoj premtimet e tij ngase ecja e tij pengohet më shumë sesa ndihmohet. Fillimi i një qeverisje në nivelin lokal përveq që është i vështirë has edhe në pengesa, të cilat në disa raste janë edhe të patejkalueshme. Veprimi i parë i një kryetari që mund të jetë sinjal pozitiv ose e kundërta, është ëmërimi i stafit të tij dhe drejtorëve të drejtorive. Për të qenë një qeverisje e suksesshme, kryetari do të duhej t`i ketë duart e lira në përzgjedhjen e stafit të tij, edhe të drejtorëve.

Imponimi i njerëzve në këto pozita mjaftë të ndjeshme duke bër pazare politike apo edhe tjera, e dëmton një kryetar në qeverisjen e tij, sado i mirë, i ndershëm dhe i zoti të jetë ai. Nga forma sesi emërohen bartësit e këtyre pozitave do të varet edhe llogaridhënia në të ardhëmen sepse tutje secili i jep llogari atij që e ka emëruar dhe mandej bëhet përzierje e adrsave të llogaridhënies dhe kështu edhe suksesi zvogëlohet. Në qeverisjen lokale duhet të jetë vetëm një adresë llogaridhënie dhe ai është kryetari, i cili pastaj e bartë llogaridhënien te qytetarët e tij.

“ Të dështosh në planifikim d.m.th ta planifikosh dështimin”, prandaj emërimi i njerëzve që bartin pozita të rëndësishme në qeverisjen lokale ka rriskun e vet në dy drejtime. Mund të jetë planifikim i mirë që do të sjellë me patjetër suksesin në mandatin qeverisës dhe kjo ndodhë kur kryetari i komunës i ka duart e lira ta përzgjedhë stafin e tij me njerëz të ndershëm, të dëshmuar dhe që kanë ekspertizë profesionale në detyrën të cilën do ta ushtrojnë për 4 vitet e ardhëshme dhe e kundërta, kur ëmërimi i njerëzve në pozita bëhet nga dikush tjetër, madje duke emëruar në pozita kyqe njerëz pa përvojë, dhe pa ekspertizë profesionale. Nuk guxojnë të nënqmohen këto pozita, madje edhe nëse rrezikohet qeverisa për hir të prishjes së ndonjë koalicioni eventual sepse kështu dëmtohet imazhi i qeverisjes dhe pasojat mbesin afatgjata. Nganjëherë lejohet të emërohen drejtorë edhe nga opozita dhe shoqëria civile, por vetëm në raste kur partisë e cila e ka fituar pushtetin i mungojnë kuadrot në ndonjë lëmi të caktuar, përndryshe çdo emërim i tillë pa pasur arsyen e më lartëcekur do të jetë autogol në zgjedhjet e ardhëshme.

Drejtorët e drejtorive duhet ta kenë unin e vet të jenë bashkëpunues me stafin e tyre, të zhvillojnë konsulta me të gjithë dhe në fund “ të vendosin dorën” të fundit mbi vendimet që marrin. Një qeverisje që pretendon të jetë e suksesshme asesi nuk duhet të ketë “ shefa mbi shefa”, por për të ndodhur kjo “ shefat” duhet ta zotrojnë pozitën që kanë në të gjitha aspektet.
Llogaridhënia mbetet qelësi i suksesit në një qeverisje lokale, e bashkë me të duhet të lidhet edhe matja dhe vlerësimi i performancës. Do të duhej patjetër të ndodhë matja e performancës së secilit në periudha të caktuara kohore. Një sëmundje sado e rëndë të jetë mund të shërohet më lehtë nëse ekzaminohet me kohë, prandaj shkarkimet në demokraci lejohen vetëm kur ngecë puna në process apo mungojnë sukseset e premtuara dhe synuara. Më mirë të shkarkohet apo të tërhiqet vullnetarisht sa është herët dikush që nuk ka sukses sesa të pret djegjen e fundit edhe për të edhe për ata që e kanë përzgjedhur, madje edhe partinë që e ka pushtetin.

Çdo dështim në qeverisje i faturohet kryetarit dhe partisë fituese të zgjedhjeve pa marrë parasysh nga kush ndodhë. Në këtë rast partia e cila ka pushtetin duhet ta mbështes qeverisjen lokale dhe kryetarin. Si shembull i mirë do të ishte krijimi i departamenteve brenda organeve të partisë me nga 3-5 njerëz që njohin fushat e caktuara qeverisëse si ekonomia, arsimi, shëndetsia, kultura etj. dhe ata të ndërtonin platforma, ide, plane dhe projekte me të cilat do t`i ndihmonin drejtoritë komunale, dhe njëkohësisht edhe të luanin rolin e kritikuesit pozitiv kur ka ngecje eventuale.

Departamentet e tilla dhe drejtoritë komunale do të duhej ta bashkëpunonin për një qëllim dhe ai duhet të ishte suksesi në qeverisje, jo revanshi ndaj njëri-tjetrit.
Rol mjaftë të rëndësishëm në një qeverisje luan edhe prezantimi i argumentuar dhe transparent i punëve të mira që bënë komuna. Dhe kjo duhet të bëhet nga zyra e informimit të komunës apo zëdhënësi i saj sepse nuk thuhet kot që “ luftën e fiton ai i cili i ka mediat dhe propogandën më të mirë”. Kjo zyrë mund të ndihmohet edhe nga njerëz të ndryshëm që kanë njohuri p.sh në fushën e lekturimit, redaktimit, komunikimt me media etj, por asesi nuk guxon të lejohet që në emër të komunës apo edhe kryetarit të flas kushdo që ka dëshirë sepse kjo mund të bëhet më së miri nga ata të cilët paguhen për këtë çështje, pra zyra e informimit. Pra për të arriturat e komunës duhet të prezantoj vetëm një person dhe jo aty të përzihen shumë njerëz, sepse ka plotë aktivistë të mirë, por që nuk kanë njohuri në fushën e komunikimit. Ka plotë njerëz dhe raste që duke tentuar ta ndihmojnë dikë, e kanë dëmtuar në process, prandaj përgjegjësia duhet të lidhet me llogridhënie. Për punën që paguhesh duhet të japësh llogari dhe konform sukseseve ose jo edhe të vlerësohesh.

Suksesi i një qeverisje lokale duhet ta ketë edhe transparencën si element plotësues. Komunikimi, konsultimi, këshillimi dhe hapja ndaj qytetarëve, opozitës, shoqërisë civile ekspertëve etj, nuk e ulë suksesin përndryshe e rrit atë, e bashkë me suksesin edhe shpërndahet përgjegjësia. Kur të gjithë ndjehen përgjegjës edhe llogaridhënia rritet dhe vetëm kështu vie suksesi. Ta përfshish qytetarin dhe opozitën në vendimarrje, qoftë edhe vetëm me konsulencë, t`i iu ke ofruar suksesit, prandaj duhet ndjekurr rruga e tillë. Problemet zgjidhen bashkërisht dhe vetëm duke i pranuar se ekzistojnë, nuk zgjedhen ato duke i mbajtur të fshehura në dollapet e tavolinave, prandaj ka rëndësi transparenca.

Sqarim! Ky shkrim autorjal është gjithpërfshirës. Nuk ka theks të caktuar ndaj ndonjë komune të veçantë!